1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Dëmitimi i Pavardit, Interi mëson se sa do të mungojë nga terreni i gjelbër

Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, iu nënshtrua testeve mjekësore, pas lëndimit të pësuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve kundër Lajpcigut. Francezi ka një tendosje në kofshën e majtë.

“Benjamin Pavard iu nënshtrua testeve klinike instrumentale mëngjesin e sotëm në ‘Institutin Humanitas’ në Rozzano. Mbrojtësi ynë zikaltër ka një tendosje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme,” thuhet në raportin zyrtar mjekësor të Interit.

Simone Inzagi, trajneri i Interit, foli kështu për dëmtimet në mbrojtje, pas fitores në Ligën e Kampionëve kundër Lajpcigut.

“Açerbi? Do të shohim në ditët në vijim se si do të reagojë, nëse mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme. Më pas Duhet të shohim edhe Pavardi. Më duket se problemi i tij është më serioz se ai i Açerbit”.

Ditë më parë Açerbi ka kryer punë të personalizuar në fushë dhe pret të kuptojë nëse do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Fiorentinës (e planifikuar për të dielën, në “Franchi”, prej orës 18:00).

Për Pavardin, raporton “Sky Sport”, nën dritën e raportit mjekësor, pritet një muaj pushim.

Të ngjajshme

Të fundit