15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Deputeti Berat Ajdari vizitoi drejtorin e ansamblit shqiptar Shkodran Tolaj

Deputeti z.Berat Ajdari vizitoi drejtorin e ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj

Sot Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z.Berat Ajdari ka vizituar Ansamblin Shtetëror Shqiptar ku u prit nga drejtori z.Shkodran Tolaj! Ka përgëzuar ansamblin për të gjitha arritjet dhe ka falemnderuar drejtorin Tolaj që është kyçur drejt për drejt në organizimin e 2 majit, shënimit të 22 vjetorit të krismave të para të Brigadës 113 “Ismet Jashari” Komandant Kumanova dhe shpalljes së Karadakut- zonë e lirë! Drejtori Tolaj duke potencuar se prioriteti i tij çdoherë mbetet dhënja e kontributit në çdo zonë nga Kumanova deri në Prespë potencoi se është në nderin e ansamblit të jetë pjesë e manifestimit që ka kaluar në festë të madhe për gjithë zonën e Karadakut dhe ngjarje e madhe për gjithë shqiptarët!
Drejtori Tolaj e njoftoi me punën e deritanishme duke i dhuruar tre monografitë dhe katër CD prodhim vetanak i institucionit!
Në shenjë respekti të veçantë drejtori Tolaj i dhuroi deputetit Ajdari edhe plisin me llogon identifikuese të ansamblit dhe shaminë tradicionale!

Të ngjajshme

Të fundit