Njoftim nga Bekim Sali, Deputet i VLEN
Ftojmë qytetarët e Zonës Zgjedhore 1 të na bashkohen në zyrën tonë çdo të premte nga ora 10:00 deri në 16:00, në lokacionin e Komunës së Çairit.
Si përfaqësues të qytetarëve, jemi këtu për të dëgjuar shqetësimet, idetë dhe propozimet tuaja për një të ardhme më të mirë. Zyra jonë do të jetë gjithmonë e hapur për ju, dhe ju presim për një bisedë të hapur dhe konstruktive!
Për më shumë informacione, mund të kontaktoni asistentin tonë në numrin e telefonit: Mobil: +389 (0)70 930 150.
Bashkë për një ndryshim pozitiv!




