-0.2 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Deputetja e Nismës: Deklarata e Hotit për Fatmir Limajn, gabim i madh politik

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi ka folur në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u shpreh se është shkaktuar një situatë e padëshirueshme dhe barra për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë e parë.

“Kjo që nuk ndodh konstituimi i Kuvendit është një situatë e padëshirueshme për të gjithë neve. Kjo ka kaluar edhe të jetë irrituese për qytetarët e Kosovës”.

“Është një situatë që nuk është parë ndonjëherë në Republikën e Kosovës, mandej qytetarët e Kosovës me të drejt presin konstituimin e Kuvendit dhe sigurisht se e gjithë kjo barrë i takon secilit subjekt politik në Kosovë, secilit deputet madje në Kuvendin e Kosovës, por para së gjithash përgjegjësia i takon partisë së parë, apo më mirë të them partisë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh tutje Krasniqi.

Krasniqi, i ka quajtur të ngutura dhe gabim deklaratat e deputetit Valon Hoti ka thënë që Fatmir Limaj nuk do t’i ketë votat e LVV-së për kryeparlamentar.

“Ai është njëri prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mendimi im është që ka gabuar me një deklaratë të tillë sepse diskutimet janë në mes të liderëve dhe ata janë në negociata për t’i dhënë marrëveshje kësaj situate”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

“Ky është një inteferim joserioz ndoshta ma shumë nëse mundem me e thënë”.

“Sigurisht për mua dhe për mendimin tim, edhe i ngutshëm edhe i gabuar sepse sepse nuk mundet Lëvizja Vetëvendosje, në këtë situatë që është krijuar në Kosovë, që ta ketë as kryeparlamentarin e rrjedhimisht nuk mund ta ketë as kryeministrin”.

 

Burimi © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit