15.8 C
Skopje
E hënë, 20 Tetor, 2025

Dështim pas dështimi: Blerand Ramadani dhe AKI pësojnë goditje të rëndë në Saraj

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, pësoi një dështim të thellë në përpjekjen për t’u bërë kryetar komune. Rezultatet tregojnë se qytetarët e Sarajit nuk iu përgjigjën thirrjes së tij, duke i dhënë një sinjal të qartë për mungesën e mbështetjes dhe besueshmërisë politike.

Ky nuk është rasti i parë kur Ramadani dhe partia e tij dështojnë të krijojnë ndikim real në skenën politike. Pas rezultateve të dobëta në disa komuna tjera shqiptare, AKI dëshmon se strategjia e saj elektorale nuk arrin të prekë zemrën e votuesve, ndërsa mesazhet politike nuk po gjejnë jehonë tek qytetarët.

Në Saraj, një komunë simbolike për ndikimin politik shqiptar në Shkup, ky rezultat përbën një goditje të madhe për Blerand Ramadanin dhe për projektin politik që ai përfaqëson.

Të ngjajshme

Të fundit