Komisioneri digjital Thierry Breton ka treguar për shkeljet e supozuara në një postim të bërë në rrjete sociale.
Ai tha se “X”, që është në pronë të Elon Musk, dyshohet se ka shkelur detyrimet e saj sa i përket transparencës.
“X” ka thënë se “po bashkëpunon me rregullatorët”.
Në një deklaratë kompania tha se “është e rëndësishme që ky proces të mbetet pa ndikim politik”.
“’X” është fokusuar një krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe gjithëpërfshirës për gjithë përdoruesit e platformës sonë, duke mbrojtur lirinë e shprehjes dhe ne do të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të këtij qëllimi’”, thuhet në deklaratën e platformës “X”.
Këto janë hapat e parë formalë të filluar sipas Aktit të Shërbimit Dixhital (DSA), rregullat e reja të ashpra që ka prezantuar Bashkimi Evropian, për kompanitë e mëdha teknologjike.
DSA-ja vendos detyrime shtesë për kompanitë e mëdha që të mbrohen përdoruesit nga përmbajtja ekstreme. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë mund të përballen me gjoba të mëdha apo pezullohen.
Burimi © KOHA
