Sot në hapjen solemne të Qendrës më të re tregtare në Shkup “Diamond Mall” kishte shumë figura të njohura si nga skena politike por edhe të ndryshme. Grubi nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka përgëzuar investitorët për këtë hapje.
Statusi i plotë:
ARTAN GRUBI: Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra morëm sot pjesë në hapjen solemne të investimit më të ri në vend, Qendrës Tregtare “Diamond Mall”.
Përgëzuam udhëqësinë e grupacionit Limak në krye me z. Nihat Özdemir për realizimin e këtij projekti bashkëkohor me impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe inovacionit hapësinor në shërbim të nevojave tregtare të qytetarëve të vendit.
