20.8 C
Skopje
E enjte, 31 Korrik, 2025

Dikur “nuk e imagjinonte një bashkëpunim”, sot Taravari krah për krah me Ahmetin dhe Selën!

Arben Taravari i ka zhgënjyer thellë aktivistët dhe votuesit e tij. Nga një figurë që premtonte ndarje të prerë nga e vjetra politike, ai sot është kthyer në një bashkëpunëtor të afërt të saj, shkruan POPULLI.mk

Vetëm disa muaj më parë, Taravari deklaronte publikisht se nuk do të bashkëpunonte kurrë me BDI-në. Ai kritikonte ashpër këtë parti dhe e quante simbol të stagnimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Madje, në kuadër të koalicionit VLEN, kërkonte që secila parti të garonte me lista të veçanta për këshilltarë – në emër të transparencës dhe ndershmërisë.

Por sot, realiteti është krejt ndryshe.

Taravari dhe partia e tij jo vetëm që kanë braktisur premtimet e tyre, por tashmë garojnë bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale, nën moton e përbashkët “Aleanca Kombëtare për Integrim”, një slogan që duket më shumë si rikthim te politika e vjetër sesa një hap përpara për shqiptarët.

Ali Ahmeti, i cilësuar dikur nga vetë Taravari si “kanceri i shoqërisë” dhe se “nuk mund ta besojë se bashkëpartiakët e mi mund të shkojnë në lista të përbashkëta me BDI-në”, sot është bashkëpunëtori i tij në terren dhe në lista. Përmes një manovre politike, ai ka arritur të ribashkojë Taravarin me Selën, duke e shuar çdo iluzion për opozitë të sinqertë dhe për ndryshim të vërtetë.

Përballë këtij kthimi të pabesë, lind pyetja e natyrshme:
Deri kur qytetarët shqiptarë do të gënjehen nga Arben Taravari?

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit