13.8 C
Skopje
E premte, 8 Nëntor, 2024

Dimitrievski pishmanli, nuk del nga Qeveria për flamurin shqiptar!

Partneri më i vogël i Qeverisë, Maksim Dimitrievski, i cili drejton partinë “Znam”, nuk do të del nga Qeveria, ndonëse flamuri kombëtar shqiptar nuk është larguar nga zyrat e ministrave të VLEN-it, shkruan gazeta LAJM.

Dimitrievski i cili, menjeherë pas formimit të qeverisë së re, u kërcënua se do ta braktiste ekzekutivin nëse ministrat shqiptar vazhdojnë ta përdorin flamurin kombëtar nëpër zyrat e tyre, tani ka zbutur qëndrimin.

“Absolitisht, nuk do të dalim nga qeveria, ne kemi hyrë në qeveri për të zbatuar politikat që i premtuam para qytetarëve tanë të cilët na mbështetën… Unë asnjëherë nuk ndryshoj qëndrime por gjithsesi, nëse nuk respektohet fillimisht do t’i shterojmë të gjithë mjetet juridike, do t’u drejtohemi organeve kompetente, nëse nuk do reagojnë, atëhërë do të mundohemi t’i ndryshojmë”, tha Dimitrievski gjatë një intervistë në Alsat.

Ai tha se ikonografi si ajo e ministrave të VLEN-it me flamurin shqiptar nuk mund të shihet në komunën e Kumanovës, ndërsa u shpreh se për atë çka ndodh në zyrat e Qeverisë, duhet të përgjigjet kryeministri Mickoski.

“Ikonografi e këtillë në komunën time, në Kumanovë, nuk mund të ndodh sepse punohet sipas ligjit. Për atë që ndodh në Qeveri duhet të përgjigjet kryeministri sepse ai është nikoqir atje. Por, në fund të ditës, sigurisht që nuk do të lejojmë që dikush të gëzohet që ne të dalim nga qeveria për shkak të shkeljes së ligjit për përdormin e ligjit të flamujve. Për mua nuk është problem që të valvitet flamurit, por kur përdoret në kundërshtim me ligjin”, tha Dimitrievski.

I pyetur nëse akoma e mban flamurin shqiptar në zyrën e tij në komunën e Kumanovës, Dimitrievski tha se respekton flamujt e të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni, por shtoi se përdorimi i simboleve kombëtare, duhet të jetë në përputhje me ligjin.

“Flamuri shqiptar dhe flamujt e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Kumanovë dhe së fundmi edhe flamuri bullgar janë pjesë e kabinetit tim, por edhe flamuri shtetëror në përputhje me Ligjin në madhësinë, siç duhet të jetë. Derisa jam kryetar komune, ashtu do të jetë”, u shpreh Dimitrievski, për Alsat, transmeton Gazeta LAJM.

Të ngjajshme

Të fundit