12.8 C
Skopje
E premte, 13 Shkurt, 2026

Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike dhe ujë

Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë një pjesë e rrugëve “Tikveshka”, “Nov Zhivot”, “Indira Grandi”, “Bërsjaçka Buna”, “Ovçepolska”, “Pelagonia”, “Demirhisarska”, “Zletovska”, “Slan Dol”, “Haxhi Jovan Shishkov” në Komunën e Shuto Orizarës. Pa ujë ndërkaq nga ora 9 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të bulevardit ” Ilinden” nga udhëkryqi me rrugën “Franklin Ruzvelt” deri në udhëkryqin me bulevardin “8 Septemvri”.

Siç bëri të ditur Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti rrugor në një tub uji F 80 mm. në bulevardin “Ilinden” p.n, në rrethin e NP Parqe dhe Gjelbërime – Shkup dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

Ndërprerja ndërkaq e energjisë elektrike në një pjesë të Shuto Orizarës është për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Të ngjajshme

Të fundit