4.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Dritë udhëheqëse për të gjithë ne

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.

8 vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Të ngjajshme

Të fundit