Sipas burimeve të sigurta që ka marrë www.POPULLI.mk, djali i ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Qerim Bushi, është ndaluar nga autoritetet kufitare në pikën e kalimit në Gjevgjeli.
Mësohet se Bushi është mbajtur për më shumë se dy orë nga organet përgjegjëse, por ende nuk ka informacione të sakta për arsyet e këtij ndalimi.
Ngjarja ka ngjallur interes të gjerë, ndërkohë që opinioni publik pret sqarime nga organet kompetente mbi këtë çështje.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet dhe t’ju informojmë për çdo detaj të ri. Se për çfarë bëhet fjalë do të mësohet me kohë. / © POPULLI.mk