2.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Do të ndërtohen tri përmendore në vende të ndryshme, paralajmëroi Petrovska

Do të ketë përmendore në tri komunat për të cilat kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes. Paraqitja e iniciativave është vetëm fillimi dhe jo fundi i procedurës, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska për MIA-n, duke komentuar qëndrimin e Komunës së Zhelinës ndaj letrës së Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesën për ngritjen e përmendores për dhjetë të vrarët në Karpallak 22 vjet më parë. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se Petrovska duhet të kontaktojë Ndërmarrjen publike të rrugëve shtetërore për ndërtimin e përmendores.

“Kryetari i Komunës së Zhelinës të veprojë sipas iniciativës, e cila është e shkruar në mënyrë të lexueshme dhe të qartë, ku citohen dispozitat e Ligjit nga Ligji për monumentet memoriale dhe përmendoret”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se “në kushtet kur ndërtimet e gjysmës së komunës janë ndërtime pa leje, nuk është shumë urtë të më japë këshilla ligjore”.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski se Komuna e Butelit është e gatshme të ndërtojë përmendore për tetë mbrojtësit, thotë se është e lumtur që e ka inkurajuar kryetarin e Butelit pas dy vitesh mandati që “të fillojë të mendojë për një përmendore të tillë dhe e inkurajoj që të veprojë sipas iniciativës së Ministrisë së Mbrojtjes, në vend që të bëjë populizëm nga kjo temë”.

Të ngjajshme

Të fundit