31.8 C
Skopje
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Dogana e Kosovës zbulon substancë narkotike në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se me sot në Qendrën Doganore të Postës, gjatë kryerjes së kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit, u zbulua dhe konfiskua një sasi e konsiderueshme substancë narkotike.

Sipas njoftimit të doganës gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë hasën në dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, e cila dyshohej të ishte kanabis. Pesha neto e substancës ishte afërsisht 1 kilogram.

“Në vijim të protokoleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë. Në vend është ftuar Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuanë. I gjithë rasti, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar zyrtarisht Policisë së Kosovës për procedimet e mëtejshme penale”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Të fundit