23.8 C
Skopje
E hënë, 6 Prill, 2026

Doganat e RMV-së do të përfitojnë 4,8 milionë dollarë nga Republika e Koresë

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut do të marrë 4.8 milionë dollarë grant nga Qeveria e Republikës së Koresë për vendosjen e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të të dhënave.

Granti është pjesë e memorandumit për bashkëpunim që sot duhet ta nënshkruajnë Drejtoria doganore dhe Shërbimi doganor i Republikës së Koresë.

Siç është paralajmëruar, memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i Byrosë për sisteme komunikimi pranë Drejtorisë doganore të Republikës së Koresë, Ki Dong Kim.

Të ngjajshme

Të fundit