11.8 C
Skopje
E mërkurë, 2 Prill, 2025

DPHM: Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të enjten

I ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut do të jetë moti nesër, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Gjatë pasdites në disa vende moti pritet të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, vetëtima dhe erë të fortë.

Nga DPHM-ja njoftojnë më tej se temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17 gradë celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, kurse maksimalja to të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Moti i ndryshueshëm do ta mbizotërojë Maqedoninë e Veriut deri të enjten. Moti më stabil dhe më i ngrohtë do të jetë të premten.

Të ngjajshme

Të fundit