31.2 C
Skopje
E shtunë, 18 Korrik, 2026

Dridhje të tokës në bashkinë e Igumenicës

Një tërmet ka ndodhur pak më parë në qendër të Parapotamos në bashkinë e Igumenicës.

Tërmeti ka qenë me intensitet 3.9 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur saktësisht në orën 20:30 me orën greke.

Lëkundjet, të cilat kishin një thellësi rreth 10 km, janë ndjerë thellësisht në gjithë Thesprotinë. Mediat greke raportojnë se deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
(BalkanWeb)