Drin Ahmeti, nipi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili më 30 dhjetor u arrestua mbi dyshimet për posedimin e sasive të mëdha të mjeteve piroteknike, rrezikon dënim me burg nga 3 deri në 10 vjet. Prokuroria Publike do të bën ekspertizën e mjeteve të konfiskuara për të procedura më tej drejt vërtetimit dhe kualifikimit të veprës penale, njofton Alsat – M, një televizion që nga momentet e para i dha jehonë të madhe rastit.
“Ai i cili në kundërshtim me ligjin përpunon, mban, shet, porosit, ndërmjetëson në tregti apo bën këmbim më armë zjarri, municion apo materie shpërthyese dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet”, thuhet në Kodi Penal, Neni 396. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se informacioni i policisë i dorëzuar te organi akuzës bazohet pikërisht në këtë nen. Spasovski tha se nga Prokuroria pret zbardhjen e rastit në kohë.
“Nga aspekti policor ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Janë konfiskuar të gjitha mjetet e gjetura dhe është dorëzuar në prokurori i gjithë dokumentacioni përkatës. Njoftimi është dorëzuar bazuar në nenin të cilin ju e përmendet, por duhet ta keni parasysh se tani prokuroria obligohet t’i shqyrton të gjitha dëshmitë e nevojshme”, theksoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Por cili ishte apeli i Policisë në vigjilje të festave të fundvitit
Ministria e Punëve të Brendshme në vigjilje të festave të fundvitit ju bëri apel qytetarëve që maksimalisht të përmbahen në përdorimin e mjeteve piroteknike si dhe prishjet tjera të rendit dhe qetësisë publike. Në vendin tonë për shitësit e paligjshëm të mjeteve piroteknike sipas ligji parashihet burg nga 3 deri në 10 vite, ndërsa për përdoruesit e mjeteve piroteknike gjobë nga 200 deri në 500 euro.
Nga atje thanë se përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike është e dënueshme sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen e materieve shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Burimi Flaka
