4.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Drita Islami vendos rekord të ri shtetëror në 400m

Nëpërmjet një statusi në Facebook, atletja rekordmene në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami ka dhënë një lajm të mrekullueshëm duke vendosur edhe një rekord shtetëror në 400m.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh sezonin me një Rekord Shtetëror në 400m salla të mbyllura prej 55.95 sekonda, rekordi i vjetër ishte poashtu i imi 56.35 sekonda.
Ky rezultat do të thotë shumë për mua pas një sezoni jo të mirë me shumë lëndime, më ktheu vetbesimin dhe më motivon të vazhdoj të thyej edhe shumë rekorde në të ardhmen. Falenderim i madh për trajneren time Aleksandra Vojneska që ka shumë besim tek unë, AFM macedonia dhe A.K “Rabotnicki” për mbështetjen”, ka shkruar Drita Islami.

Të ngjajshme

Të fundit