Dega e Alternativës në Tetovë sërish e ka zgjedhur Dritan Bexhetin si kryetar dege, ndërsa në një njoftim të degës thuhet se ai është zgjedhur me shumicë votash dhe se ka mbështetjen e degës. Kohë më parë Dritan Bexheti dhe ish-drejtori i hekurudhave Majan Veseli u përjashtuan nga kjo degë. Në fotot e publikuara duket se në mbledhje ka marr pjesë edhe deputeti Hysni Ismaili.
“Duhet theksuar se Kryetarin e Degës së Tetovës e emëron dhe e shkarkon Kuvendi i Degës së Tetovës. Udhëheqësit e partisë duke mos u konsultuar me degën bazë vendosi të shkarkojë dhe përjashtojë nga partia kryetarin e degës dhe funksionarët e degës vetëm se kërkonin mobilizim të strukturave. Kjo rezultoi me mbledhjen e djeshme ku kuvendarët e Degës së Tetovës me shumicë votash vendosën që edhe më tej detyrën ta kryej Dritan Bexheti si kryetar Dege. Lufta demokratike do të vazhdojë brenda partisë Alternativa për të mirën e partisë.”- thanë nga Alternativa – Dega Tetovë.
Skeretati i përgjithshëm i Alternativës Zeqirja Ibrahimi një javë më parë tha se Dritan Bexheti më nuk është anëtar i degës së Tetovës edhe kjo degë funksion pa asnjë problem.
“Në Alternativë të gjitha organet janë të mendimit që ky bashkëpunim të zhvillohet ka individë që mund të kenë mendime të ndryshme që ne i respektojmë ato dhe nuk ka asnjë vendim të degës së Tetovës që e ka kundërshtuar këtë lloj bashkëpunimi dhe vetë kryetari i degës së Tetovës që më nuk është anëtar i partisë sonë, edhe ai vetë atje ka dalë si individ dhe jo si përfaqësues i degës së Tetovës dhe dega e Tetovës funksion në mënyrë më të mirë edhe nuk ka asnjë problem.”- deklaroi Zeqirja Ibrahimi, Sekretari Alternativës.
Javë me parë përmes një konference për media, një e treta e kuvendit qendror të Alternativës i kërkoi kryetarit Afrim Gashi ta shkarkojë Bekim Salin edhe Zeqirja Ibrahimin me arsyetimin se nuk e kryejnë obligimin që kanë në parti dhe nuk janë të denjë për postet që mbajnë.
