0.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Driton Nebiu, drejtori i parë që guxoi ti shet pronat e konfiskuara të Mijallkovit

Driton Nebiu me të ardhur në detyrë si drejtor në Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë, është angazhuar që pronat dhe aksionet e konfiskuara të dalin në ankand për t’u shitur. Në mesin e tyre janë edhe pronat e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, të cilat siç thotë, për arsye të panjohura nuk janë marrë në konsideratë për t’u trajtuar. Vlera e patundshmërive tejkalon vlerën prej 14 milionë euro.

“Dhe ai vendim kaloi që ne aksionet e Sasho Mijallkovit t’i nxjerrim në shitje e që me vite nuk kishte ndodhur në këtë Agjencion, arsyet nuk e di pse!? Prona tjera të konfiskuara të Sasho Mijallkovit kapin vlerën prej 14,144,000 euro, gjegjësisht janë banesa, toka për ndërtim dhe patundshmëri, dhe jemi në procedurë në fazën përfundimtare për një patundshmëri që gjendet në Gjevgjeli dhe një patundshmëri në Vila Vodno me sa më kujtohet, jemi në fazën përfundimtare, ka kaluar të gjitha filtrat brenda institucionit, në Qeveri dhe presim që shumë shpejtë, brenda këtyre ditëve të nxjerim edhe këtë tokë në shitje”, ka deklaruar Nebiu.
Nebiu, shprehet se gjatë 100 ditëve të para është angazhuar për t’u dalë në ndihmë institucioneve që më së shumti kanë nevojë për materialet e konfiskuara.

Të ngjajshme

Të fundit