“Black Mamba” po quhet droga e re e jashtëligjshme, e cila po shndërron njerëzit në zombie. Dy persona janë filmuar pasi kanë konsumuar këtë lloj droge të rrezikshme dhe gjendja e tyre është shqetësuese.
Pamjet janë filmuar në Nottingham, ndërsa në to një njeri të shihet i rrëzuar mbi një kosh. Ai nuk mund të qëndrojë në këmbë ndërsa një tjetër është shtrirë në dysheme teksa kalimtarët përpiqen të ndihmojnë.
Këshilltari Toby Neal, mbajtës i portofolit për shërbime komunitare në Këshillin e Qytetit të Nottingham, tha: “Për fat të keq, kohët e fundit ka pasur një rritje të numrin të njerëzve që përdorin drogëra të paligjshme, veçanërisht një të quajtur ‘Mamba’”.
