-3.2 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dua Lipa shihet e vetme në New York pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e re

Dua Lipa u pa në një paraqitje solo vetëm një javë pasi konfirmoi romancën e saj me ish-të dashurin e Rita Orës, 41-vjeçarin Romain Gavras.

27-vjeçarja u pa e gjitha e vetmuar teksa ishte jashtë dhe rreth e qark në New York të martën, vetëm disa ditë pasi ajo u pa duke dalë nga një hotel në Paris, shkruan DailyMail.

Dua kishte veshur një palë xhinse në kombinim me një xhaketë të bardhë, së bashku me një palë atlete të bardha të markës “Valentino” gjatë shëtitjes në New York.

Ajo për aksesorë zgjodhi një palë syze ngjyrë kafe, një palë vathë në formë rrethi dhe një çantë argjendi metalike të mbështjellë mbi supe.

Interpretuesja e hitit “Levitating” i tërhoqi flokët e saj të zeza në një topuz teksa theksoi pamjen e saj natyrale me një makijazh të lehtë.

Javën e kaluar këngëtarja u pa teksa po largohej nga sfilata e “Saint Laurent” në Javën e Modës në Paris me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Regjisori francez Romain, përndryshe më parë ka qenë në një lidhje me këngëtaren Rita Ora.

Burimet pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga Anwar Hadid në vitin 2021.

Të ngjajshme

Të fundit