Duel historik në RTM2:
Osmani dhe Mexhiti përballen për Çairin
Kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, do të përballen në një debat ekskluziv televiziv në RTM2. Ballafaqimin e ka paralajmëruar drejtuesi i emisionit ZOOM, Ersan Pajaziti, i cili ka bërë të ditur se debati do të mbahet të premten, më 17 tetor, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
“Në ditën e fundit të fushatës, dy emra të mëdhenj përballen për komunën më të komentuar të vendit. Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ballë për ballë,” ka njoftuar Pajaziti.
Ky debat pritet të ndiqet me vëmendje të jashtëzakonshme, pasi Çairi ka qenë në qendër të vëmendjes publike gjatë gjithë fushatës dhe shpesh ka qenë pikë përplasjesh politike.
Për më tepër, ky është i pari dhe i vetmi debat mes kandidatëve për Çairin që zhvillohet në një media në gjuhën shqipe.