14.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Duka: Do doja ta shihja Brojën në fanellën “kuq e zi”, jam fans i Milanit

Në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoeb”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për lojtarët kuqezi në prag të miqësores Shqipëri-Itali, që do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Në intervistën e dhënë, Duka është shprehur se është krenar për arritjet e lojtarëve shqiptarë, por ata duhet të zgjedhin klube ku iu jepet mundësia të jenë titullar në çdo ndeshje.

“Asllani dhe Kumbulla dy të rinjtë më premtues luajnë pak me klubet? E vërtetë. Nuk e di nëse është rruga e duhur për ta, duke pranuar pankinën. Sipas meje është më mirë që të shkojnë në klube ku mund të luajnë titullarë. Të gjithë kanë nevojë të luajnë, por sidomos këta djem të rinj.

Situata e Brojës te Chelsea? Po gjen pak hapësira. Ishte më mirë te Southempton ku luante gjithmonë titullar. Tani luan 15-20 minuta dhe nuk është njësoj si të luash 90 minuta.

Mua më intereson që ai të luajë dhe të jetë në formë, nuk ka rëndësi se me kë klub. Sigurisht, nëse transferohet te Milani akoma më mirë, sepse unë jam pak tifoz me kuqezinjtë”, ka thënë Duka

Të ngjajshme

Të fundit