13.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Dy brazilianë largohen nga FC Shkupi, vjen maqedonasi Dodev

Queven Da Silva largohet nga FC Shkupi. Braziliani është larguar nga bardh e kaltërit e Çairit për shkak se i përfundoi kontrata, informon POPULLI.mk

Veç Queven, është larguar edhe braziliani tjetër Niltinho. Sulmuesi i krahut në Çair erdhi sezonin e kaluar.

Queven në Çair ka qëndruar plotë tre sezone. Si mesfushor, Queven me Shkupin ka shënuar më shumë se 10 gola dhe ka zhvilluar mbi 60 paraqitje.

Niltinho përsëri është kthyer në vendlindje. Me fanellën e Shkupit ka zhvilluar mbi 15 ndeshje dhe ka shënuar disa gola.

Darko Dodev është futbollisti i cili i është bashkuar FC Shkupit. Më herët Dodev ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit