Koalicioni VLEN ka mbajtur sot një mbledhje të rëndësishme, në të cilën është diskutuar struktura e re drejtuese, përkatësisht çështja e liderit dhe e subjektit politik që do të dalë nga ky bashkim, njofton POPULLI.mk
Sipas informacioneve që ka marrë POPULLI.mk, në tryezë është hedhur ideja që VLEN të ketë dy kryetarë, si një model drejtimi i përbashkët. Në këtë kontekst, emrat më të përfolur për të udhëhequr koalicionin janë Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, dy figura me peshë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo formulë do ta forcojë VLEN-in dhe do ta konsolidojë më tej mbështetjen qytetare, apo nëse do të sjellë dilema dhe zbehje të besimit tek elektorati. Ditëve në vijim pritet të shpalosen detaje të tjera nga mbledhja e zhvilluar sot, të cilat do të qartësojnë drejtimin politik dhe organizativ që do të ndjekë ky koalicion.
© POPULLI.mk
