Karlo Ançeloti pritet të ketë dy yje të gatshëm për “El Clasico”. Kilian Mbape dhe Mendi me shumë gjasë do të jenë të gatshëm për finalen e fundjavës.
Mbape dhe Mendi do të humbasin ndeshjen e nesërme ndaj Getafes, por që do të rikthehen për “El Clasico”. Karvahall dhe Militao do të jenë dy mungesat e vetme për finalen e Kupës së Spanjës./Indeksonline/
