16.8 C
Skopje
E premte, 6 Mars, 2026

Dy sul’me ndaj policisë në një ditë në Prizren dhe Suharekë

Dy incidente të ndara, të ndodhura brenda të njëjtës ditë, kanë pasur në shënjestër zyrtarë policorë në Prizren dhe Suharekë.

Policia  e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj se rreth orës 19:00 në Prizren, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur dhe penguar një zyrtar policor që ishte duke i shqiptuar një tiketë trafiku vëllait të tij.

I dyshuari ka reaguar në mënyrë agresive ndaj policit, duke e penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në orën 19:00 në autoudhën e Suharekës, një zyrtar policor jashtë detyrës është sulmuar fizikisht. Polici kishte hasur dy mjete të ndaluara në shiritin rrugor dhe ishte ndalur për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për rrezikun e krijuar, sidomos për shkak të mjegullës së dendur. Gjatë bisedës, njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht policin. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Suharekë, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesit.

Të ngjajshme

Të fundit