14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Dy vajza të zhdukura brenda 24 orëve në Kosovë

Dy raste të zhdukjes janë raportuar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Policia ka njoftuar se një vajzë në Ferizaj tash e katër ditë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ferizaj – 24.01.2025 – 14:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Edhe në rastin e raportuar në Prizren bëhet fjalë për një vajzë, e cila ka dalë nga shtëpia në mëngjesin e së hënës dhe nuk dihet se ku është.

“Prizren 27.01.2025-08:00. Është raportuar se nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare dhe nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj”, ka bërë të ditur Policia.
Që të dy rastet janë duke u trajtuar.

Të ngjajshme

Të fundit