14.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Prill, 2026

E hëna, ditë zie në Tetovë në nder të artistit Shpat Kasapi

E hëna (1 dhjetor) do të jetë ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.

“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

I njëjti vdiq të mërkurën si pasojë e një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare.

Ai ndodhej në Itali së bashku me partneren Selvije Jao dhe djalin e tyre të vetëm, Roelin.

Artisti i njohur u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin familjarë, miq e figura të famshme. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Të fundit