7.8 C
Skopje
E premte, 13 Shkurt, 2026

E konfirmuar / “IRD Inzhenering” konsulent dhe mbikëqyrës në punimet e Korridorit 8 dhe 10D

Është konfirmuar përzgjedhja e konsorciumit ndërkombëtar “IRD Inzhenering” si konsulent dhe mbikëqyrës për autostradat e Korridoreve 8 dhe 10-d, të cilat do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”, dhe kështu, siç njofton zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubit, është e mundur një nisje e shpejtë e ndërtimit.

“Po tejkalohen një nga një të gjitha pengesat për fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8. Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike konfirmoi korrektësinë juridike të procedurës për përzgjedhjen e konzorciumit ndërkombëtar “IRD Inzhenering si konsulent dhe mbikëqyrës i punimeve, duke refuzuar ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”. Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e vendit dhe rajonit”. shënoi Grubi në një postim në Fejsbuk.
Në datën 14 të muajit të kaluar, NPRRSH ka njoftuar se tenderi i “IRD Inzhenering” në vlerë prej 1.374.304.070 denarë është përzgjedhur në tenderin për mbikëqyrje dhe konsulent juridik për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, dhe se janë dorëzuar dy ankesa nga ” Hill” dhe “Ingerop”.
Ishte tenderi i dytë për këtë qëllim pas anulimit të procedurës së parë, pasi ofertuesi i përzgjedhur nuk kishte dhënë garanci bankare për kryerjen cilësore dhe në kohë të kontratës brenda afatit të caktuar.

Ky projekt parasheh ndërtimin e autostradave Gostivar – Kërçovë, Tetovë – Gostivar, Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Prilep – Manastir.

Për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 në buxhetin e vitit 2023 janë parashikuar 244 milionë euro.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi një memorandum me “Behtel dhe Enka” dhe Kuvendi miratoi ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e tij si partner strategjik për këtë projekt.

Të ngjajshme

Të fundit