11.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

E kreu punën e presidentit, tani Osmani kërkon votë për deputetët tjerë!

Kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani pasi fitoi 120,000 vota dhe përfundoi i treti në renditje tash ka filluar të kërkojë vota nga qytetarët derë më derë, shkruan POPULLI.mk

Edhe pse nuk është në listë për deputet në asnjërën nga Njësitë Zgjedhore, Osmani nuk ndalet dhe kërkon vota në Njësinë Zgjedhore 1 për kandidatët tjerë. Bashkëpartiaku i tij, Blerim Bexheti nuk ka dalur ende jashtë territorit të tij, Sarajit dhe për këtë siq duket po kujdeset Bujar Osmani.

Osmani po vrapon për diçka që nuk është e tija, më konkretisht po vrapon që ta bëjë deputet Blerim Bexhetin dhe Ilir Hasanin i cili poashtu më shumë shihet në Njësinë Zgjedhore 2, sesa në 1-sh. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit