Partia e Majta ka propozuar marrjen e rrogës më së voni më datën 5 të çdo muaji si dhe pushim të lindjes për gratë shtatëzëna prej 18 muajve në vend të 9 muajve sa është tani.
Këto dy propozime nesër janë vendosur si pika të para të seancës së 42-të në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut
Propozim për pushimin e lehonisë ka të bëjë me nenin 165 të ligjit për marrëdhënie pune, e cila ka të bëjë me punëtoret shtatzëna dhe periudhës së amësisë. E Majta propozon që pushimi i lindjes të zgjatet nga 9 sa është vite me radhë të bëhet 18 muaj. Veç kësaj e Majta propozon që kjo të vlejë edhe për gratë që kanë adoptuar fëmijë.
Mbetet të shihet nëse këto dy propozime a do të marrin mbështetje nga ana e shumicës parlamentare.