15.8 C
Skopje
E enjte, 16 Tetor, 2025

E pamundur të bëhet zgjidhje për transportin publik – Sërish kaos

Banorët e Shkupit, assesi të shpëtojnë nga kaosi me transportin publik. Edhe sot, shumë prej tyre u detyruan të presin me orë të tëra për të arritur në destinacionet e tyre.

Disa pritnin mbi 40 minuta e disa tjerë më shumë se një orë për të gjetur një vend në autobusët e stërmbushur.

“Kur erdha këtu shkruante se pas katër minutash do të vijë, nuk erdhi, pas kësaj shkruante 18 minuta por nuk kishte. Ja tani që një orë e gjysmë e pres linjën me numër 16”, tha një qytetar.

”Sa kohë pritni? Rreth 40 minuta. Dyshi herë vjen e here jo, për në punë pres por edhe për kthim është njëjtë”, u shpreh një qytetar tjetër.

”Një orë e gjysmë presim. Cilën linjë e prisni? Linjën me numër 16, të gjithë këtu presin atë. E dini ku qëndron problemi? Jo, nuk e di por dikush e dinë dhe nuk tregojnë”, theksoi një qytetar.

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik përmes një komunikate njoftuan shkurt se kanë marrë njoftim nga furnizuesi se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz, gjë që mund të shkaktojë reduktim në disa linja.

“ Të nderuar përdorues të transportit publik në qytetin e Shkupit. Sipas informacionit të marrë nga “NOMAGAS”, se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror deri më 17.10.2025, ju informojmë se ndryshimi i orareve është i mundshëm”, thonë nga NQP – Shkup.

Përveç këtij problemi, javë më parë kishte edhe reduktime nga ana e transportuesve privatë, për shkak të borxhit që ndërmarrja kishte ndaj tyre. Pas pagesës së një sasie të borxhit, transportuesit privatë u rikthyen në qarkullim./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit