16.8 C
Skopje
E shtunë, 26 Prill, 2025

EBA heqin vizat për qytetarët e RMV

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim që të heqin vizat për Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se heqja e vizave është rezultat i vizitës së fundit që kishte ekipi i qeverisë.

“Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata po i heqin vizat që kërkoheshin për të udhëtuar në këtë vend! Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtimin pa viza do të ndikojë në një ekonomi më të fortë, udhëtime të lira dhe forcimin e partneritetit të ndërsjellë. Ne po luftojmë në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar qytetarët tanë, dhe për të sjellë ndryshime për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Mickoski.

Të ngjajshme

Të fundit