-0.2 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Edhe kandidatura e Donika Gërvallës nuk u miratua nga deputetët

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga LVV-ja të propozonte kandidatin për kryeparlamentar, votimi për të cilin u mbajt në formë të hapur.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi në fillim Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.

Albulena Haxhiu dështoi  të zgjidhej kryeparlamentare.

Glauk Konjufca propozoi më pas Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej.

Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.

Pas kësaj, Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më 22 gusht.

 

Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit