-0.2 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

Edhe një futbollist pensionohet nga FSHF

Pas Bekim Balajt, edhe Odise Roshi pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, përmes një shkrimi në Facebook.

FSHF-ja shpreh mirënjohjen për kontributin e madh të dhënë nga Roshi.

“Raketa” Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe i 5 golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro-n 2016! Faleminderit Odise”, shkruhet në postimin e Federatës Shqiptare transmeton Klankosova.tv

33-vjeçari aktualisht luan në Superligën turke.

Odise Roshi, është pjesë e Erzurumsporit.

Ai në 11 ndeshje sa ka luajtur i ka dy gola dhe dy asistime, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, dje kombëtares “Kuqezi”, lamtumirë i tha edhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.

Të ngjajshme

Të fundit