Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka nënshkruar një kontratë 6-mujore me klubin turk Bodrumspor, duke zgjedhur këtë ekip si destinacionin e tij të ri, informon POPULLI.mk
Bardhi, i cili më parë kishte shkëlqyer me paraqitjet e tij në Trabzonspor, ka vendosur të vazhdojë karrierën në futbollin turk pas disa vitesh formë të mirë në Superligën e Turqisë.
Pavarësisht se kishte oferta të tjera interesante nga klube spanjolle dhe turke, Bardhi ka zgjedhur Bodrumspor, një ekip që aktualisht po përpiqet të konsolidojë pozitat e tij dhe të forcojë skuadrën për sfidat e radhës. Ky transferim pritet të jetë një mundësi për Bardhin të vazhdojë të tregojë cilësitë e tij dhe të kontribuojë në suksesin e klubit të ri.
Klubi Bodrumspor dhe tifozët e tij tashmë janë të entuziazmuar për ardhjen e Bardhit, duke pritur me padurim paraqitjet e tij në fushë dhe ndikimin që ai do të sjellë për ekipin. / © POPULLI.mk