17.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Ekuador / Fernando Villavicencio, kandidat për President u vra mbrëmë!

Kandidati presidencial i Ekuadorit, Fernando Villavicencio u vra mbrëmë në fund të një mitingu parazgjedhor në Quito, njoftoi kreu i shtetit Guillermo Lasso.

Villavicencio ishte një nga tetë kandidatët në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 20 gusht.

Sipas sondazheve të fundit, Villavicencio do të kishte mbështetjen e 13 për qind të votuesve në zgjedhje dhe do të ishte në vendin e dytë, pas kandidates Luisa Gonzalez.

Në Ekuador është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe është vendosur që zgjedhjet të mbahen sipas planit pavarësisht vrasjes së kandidatit për president, shkruan Agence France-Presse.

Ekuador është përballur me një valë dhune në lidhje me trafikun e drogës në vitet e fundit, kujton AFP.

 

 

Burimi AlsatM

Të ngjajshme

Të fundit