Kandidati i VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka shpallur një nga prioritetet e tij për zhvillimin e zonës – mbështetjen e blegtorisë, informon POPULLI.mk.
Ai theksoi se në Saraj rreth 100 familje merren me këtë veprimtari dhe se përmes masave stimuluese do të përkrahet prodhimi vendor i qumështit dhe nënprodukteve të tij.
“Elmazi u shpreh se për blegtorët i’a VLEN, sepse kjo politikë jo vetëm që forcon ekonominë lokale, por siguron edhe ushqim më cilësor për qytetarët”, thuhet në deklaratën e tij. / © POPULLI.mk
