17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Elon Musk kritikon ligjet e Kalifornisë, zhvendos selitë e kompanive SpaceX dhe X në Teksas

Miliarderi Elon Musk ka thënë se do të zhvendosë selinë e dy prej kompanive të tij, firmës së raketave SpaceX dhe platformës së mediave sociale X, nga Kalifornia në Teksas.

Ai përmendi kundërshtimin e tij ndaj një ligji të ri shtetëror të Kalifornisë, i cili ndalon shkollat ​​që të zbulojë informacione rreth identitetit gjinor të një fëmije, duke përfshirë edhe prindërit.

“Kjo është pika e fundit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. “Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, duke sulmuar familjet dhe kompanitë, SpaceX tani do të zhvendosë selinë e saj nga Hawthorne, Kaliforni, në Starbase, Teksas,” postoi Musk në X.

Gjatë viteve të fundit, shefi i kompanive SpaceX dhe Tesla është shprehur hapur për politikën në vend dhe ka kritikuar shpesh administratën e Presidentit Biden dhe qëndrimet e demokratëve për çështje të ndryshme, përfshirë të drejtat transgjinore dhe imigracionin.

Historikisht, votuesit në Kaliforni i kanë mbështetur kandidatët demokratë, ndërsa Teksasi konsiderohet një bastion i fuqishëm republikan.

Musk tha se zyra kryesore e firmës SpaceX do të zhvendoset në një objekt ekzistues në Boca Chica, Teksas, ndërsa X do të zhvendoset në Austin. Është e paqartë se në çfarë shkalle do të transferohen nga Kalifornia në Teksas vendet e punës dhe objektet e kompanive të tij.

Të ngjajshme

Të fundit