Studentja Emira Selimi apo ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri po sigurojnë më tepër libra për nxënësit !?
23 vjeçarja nga Shkupi ka nisur një mision shumë të rëndësishëm, mision ky i cili ka për qëllim mbushjen e bibliotekës në shtëpinë e Kongresit të Manastirit me libra dhe rikthimin e nxënësve shqiptarë në ato karrige.
Për këtë gjë Emira ka marrë edhe kërcënime duke e quajtur atë “terroriste” por aspak nuk është ndalur studentja nga këto kërcënime, duke e vazhduar ëndrrën e saj dhe ëndrrën e shumë shqiptarëve.
Nga ana tjetër kemi një ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili shumë herë para mediave ka thënë se ky problem është trashëguar nga Qeveritë e kaluara, kështu që po mbaron viti shkollor dhe librat nuk u siguruan për nxënësit.
Gjithashtu edhe përskaj mungesës së librave shkollor nxënësit janë ankuar se kanë mësuar edhe me tekste të gabuara, tekste të cilat kanë shtrembëruar fakte historike, e sidomos këto në adresë të kombit shqiptar!
Shumë premtime nga ministri aktual por që kjo erdhi deri te frustrimi edhe i partive tjera siç janë Lëvizja Besa, AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët ku shpesh herë kanë reaguar e poashtu edhe kanë protestuar para MASH-it.
