5.8 C
Skopje
E shtunë, 25 Prill, 2026

(EMRI) 30 vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Siaps asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari Klaudio Myrtaj, u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Ndërkohë që autoritete po hetojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar se kush ëhstë autori.

Sipas hetimeve fillestare, i riu është goditur me armë zjarri në kokë.

Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Por, vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.

Të ngjajshme

Të fundit