3.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Erdogan: Synojmë ta bëjmë Turqinë qendër globale për përcaktimin e çmimit të gazit natyror

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye me iniciativat e saj në sektorin e energjisë synon të bëhet qendër globale për përcaktimin e çmimeve të gazit natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

“Synimi ynë është sa më parë të transformojmë vendin tonë në qendër globale ku çmimi i referencës së gazit natyror përcaktohet” tha presidenti Erdoğan në një ceremoni ku u shënua përfundimi i një projekti për të zgjeruar një strukturë nëntokësore të depozitimit të gazit pranë Istanbul-it.

Rajoni veriperëndimor Trakya, që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas presidentit Erdoğan, do të bëhet një qendër veçanërisht e rëndësishme si për gazin natyror ashtu edhe për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe depozitat nëntokësorë të gazit.

Në ngjarjen e organizuar në Silivri, Erdoğan tha se Ankaraja është në kontakt me Moskën, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të gazit natyror, duke theksuar se ata do të ndërmarrin hapat e nevojshme për ta bërë Türkiye-n qendër energjetike.

Duke theksuar rëndësinë e objekteve të magazinimit pasi vendet evropiane përballen me perspektivat e mungesës së energjisë, Erdoğan tha se objekti i magazinimit nëntokësor të gazit natyror në Silivri me zgjerimin e tij tani është më i madhi në Evropë, respektivisht me një kapacitet prej 4,6 miliardë metra kub.

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan mënyrat si vendet të punojnë së bashku në ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin Trakya të Türkiye-s.

Pas bisedimeve me presidentin rus më herët këtë vit, presidenti turk njoftoi se Ankaraja dhe Moska, pas propozimit nga Rusia, do të punojnë së bashku për ndërtimin e një qendre të gazit natyror në Trakya.

Të ngjajshme

Të fundit