Në vitin 2024 është shënuar rritje e lehtë e shkallës së vdekshmërisë krahasuar me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Numri i përgjithshëm i personave të vdekur është 20.201, që paraqet rritje prej 0,1% krahasuar me vitin 2023.
Të dhënat tregojnë se kanë vdekur më shumë burra. 52,5% e të vdekurve janë burra, ndërsa 47,5% janë gra. Më së shumti raste të vdekjeve janë regjistruar në muajin janar, ndërsa më së paku në prill. Numri i foshnjave të vdekura është 47.
Gjithsej | Burra |
Gra |
|
Të vdekur | 20 201 | 10 604 | 9 597 |
Foshnja të vdekura | 47 | 26 | 21 |
Foshnja të vdekura në 1000 të lindur të gjallë | 2.9 | – | – |
Mosha mesatare e të vdekurve | – | 71.9 | 76,8 |
Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes janë: sëmundjet e sistemit të qarkullimit, neoplazmat, sëmundjet endocrine, sëmundjet nutritive dhe metabolike, si dhe sëmundjet e sistemit respirator dhe sëmundje të tjera. Mosha mesatare e vdekjes te burrat është 71.9 vjeçare, ndërsa te gratë 76.8 vjeçare, që do të thotë se mosha mesatare te gratë është më e lartë për 4.9 vjet./ Alsat.mk