18.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Eurodeputetja greke mohon identitetin maqedonas, “As në ëndërr s’hynë në BE”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e rreme si banorët e Shkupit”.

Ajo mbështeti qëndrimet bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se anëtarësimi i vendit në BE “nuk do të ndodhë as në ëndërr”.

“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase, e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë. Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët.

Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare. 

Nëse dëshironi paqe dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke”, deklaroi Latinopuli.

Deklarata e saj ka shkaktuar shumë polemika dhe revoltë tek maqedonasit, të cilët thonë se janë një komb më vete.

Greqia dhe bullgaria ndërkohë, pretendojnë se maqedonasit janë grekë dhe bullgarë.

Të ngjajshme

Të fundit