10.8 C
Skopje
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Evakuimi përfundon me sukses, 605 shtetas të RMV kthehen nga Lindja e Mesme

Me fluturimin e djeshëm, ka përfunduar plotësisht evakuimi i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme që deri tani ishin regjistruar dhe kishin shprehur gatishmëri për evakuim, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Me fluturimin e fundit, të pestin, i cili dje zbriti në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, janë evakuuar gjithsej 147 udhëtarë, nga të cilët 119 janë shtetas të Maqedonisëdhe 28 shtetas të huaj. Me këtë, shteti tregoi gatishmërinë për të reaguar në kohë në situata krizash, për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të Maqedonisë, por edhe për të treguar solidaritet ndaj qytetarëve nga vendet mike të rajonit dhe më gjerë, theksohet në kumtesën e MPJdheTJ.

Nga aty sqarojnë se këto janë fluturime të organizuara çarter, ku të gjitha shpenzimet për realizimin e tyre mbulohen nga shteti.

Me realizimin e këtyre fluturimeve, siç potencojnë nga Ministria, numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar të Maqedonisë arriti në 605.

Ministria thekson edhe një herë se siguria e qytetarëve është prioriteti më i lartë, gjë që konfirmohet nga fakti se evakuimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët shprehën interes për t’u kthyer në vend është përfunduar plotësisht.

Njëkohësisht informuan se numri i telefonit SOS, si dhe kontaktet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, mbeten të disponueshme për qytetarët e Maqedonisë.

Të ngjajshme

Të fundit