25.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme EVN / Tarifa e lirë për rrymën rikthehet me 1 dhjetor

EVN / Tarifa e lirë për rrymën rikthehet me 1 dhjetor

0
254

Nga 1 dhjetori kthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në orën 15, njoftoi sot në konferencë për media kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski.

Kjo, theksoi Bislimovski, është maksimumi që mund ta bëjmë dhe presim që në periudhën e ardhshme të fillojë ndryshimi i njehsorëve.

“Tarifën e lirë nuk e sjellim për arsye politike, por për shkak të sinjalit të çmimit të energjisë elektrike në të gjitha bursat në Evropë, duke përfshirë edhe bursën tonë. Çmimi i energjisë elektrike tetë muajt e fundit është më i ulët edhe se çmimi pas orës 24”, tha Bislimovski.