1.8 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Fatmir Mexhiti mjek i mirë, por ministër i dobët !

Sistemi i shëndetësisë është në një situatë të vështirë dhe për këtë arsye ka nevojë për një riorganizim të plotë. Në buxhet ka mjete të mjaftueshme financiare, por keqmenaxhimi i disa objekteve shëndetësore është shkaku i kushteve katastrofale në disa prej tyre, shkruan “Zhurnal.mk”.

Ministri i ri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili po ashtu është mjek specialist dhe që i njeh mirë problemet e shëndetësisë, ka paralajmëruar shumë reforma. Megjithatë, duket se këta reforma nuk janë të pëlqyera nga politika, e cila mundohet të kënaq struktura të caktuara në interes të partisë dhe shkëmbimit të votave.

Një hap i parë në reforma që parashikohet është shkrirja e pozitave drejtorë ekonomikë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, për të cilët ministri konsideron se janë vetëm ngarkesë e buxhetit dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen më shumë përçarje se sa bashkëkoordinim.

Aktualisht në Klinikën kryesore shtetërore në Maqedoni të Veriut, ka 66 drejtorë dhe 33 persona juridikë dhe borde drejtuese që nuk duhen fare të ekzistojnë. Sigurisht, këta drejtorë i ka shfrytëzuar çdo parti për mbledhjen e votave dhe ndarjen e sa më shumë funksioneve, që do të bënte atraktive çdo njërin të vraponte sa më shumë në grumbullimin e votave.

Situata e kushteve në sistemin e shëndetësisë është tejet e keqe, sidomos në spitalet publike, duke mjaftuar kushte elementare për pacientët.

Maqedonia e Veriut llogaritet se ka mjekë të shkëlqyer dhe me përvojë shumë të mirë se vendet e rajonit dhe disa vende evropiane, por kushtet me të cilat ata punojnë janë tepër të vështira. Ajo që ka qenë vërtet e gabuar deri më tani është organizimi dhe menaxhimi i klinikave, por të gjitha klinikat kanë buxhet dhe disa dinë t’i menaxhojnë ato burime financiare, disa jo. Andaj, ministri i shëndetësisë nevojitet që në të gjitha klinikat të bëjë kontrolle, inspektime dhe të largohen menaxherët e pa aftë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Problem qëndron edhe te mënyra e punësimit të mjekëve. Deri më tani shumë mjekë që përfundojnë studimet, po marrin rrugën e kurbetit sepse nuk po arrijnë që të gjejnë një vend të mirë pune në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye, nevojitet që të rregullohet njëherë e përgjithmonë kjo çështje, duke pasur një numër të saktë studentësh të cilët përfundojnë mjekësinë, farmacinë apo degët tjera, dhe sapo të mbarojnë studimet duhet menjëherë t’u garantohet vendi i punës.

Keqmenaxhimi nga drejtorët për mjekësi është më i madh nga njerëz jo kompetent të cilët nuk arrijnë të menaxhojnë siç duhet me spitalet. Ka pajisje që kushton nga 2 deri në 3 milionë euro që shpesh janë dhënë donacion dhe askush nuk është në gjendje t’i vërë në punë ato pajisje. Në onkologji është një aparat specifik që duhet të vihet në përdorim dhe i duhen rreth 200 e 300 mijë euro për servisim, e kjo krejt për shkak të lënies pas dore për interesa të dikujt, shkruan “Zhurnal.mk”.

Probleme me mjekësinë ka edhe me sistemin “termini im”, por kjo duhet të rregullohet sa më shpejtë sepse ata që pasojnë më së shumti janë pacientët dhe jo politikanët.

Në sistemin e shëndetësisë duhet të bëhen ndryshime reale dhe rrënjësore. Emigrimi dhe reformat janë dy fjalë kyçe që ndërthuren dhe këtë më së shumti e vërejnë mjekët e rinj, sepse largimi nga Maqedonia e Veriut është alarmante. Shteti duhet t’i motivojë, inkurajojë mjekët që të kenë shërbim më të mirë ndaj pacientëve.

Problem më i madh duket edhe mosfunskionimi i rregullt i furnizimit me ilaçe dhe me pajisjet tjera të nevojshme. Gjithmonë nëpër media dalin informacione ku ankohen pacientët se nuk ka ilaçe për sëmundjet e tyre, dhe pikërisht për këtë arsye, ministri Mexhiti duhet të ndërmarrë hapa konkret që mos të përsëriten më në të ardhmen raste të tilla. Mexhiti pikërisht për këtë gjë nevojitet të rregullojë sistemin dhe personat përgjegjës të marrin përgjegjësi në të ardhmen nëse nuk ndiqet koha dhe mënyra e tenderëve. Pikërisht për këto arsye, ministri Mexhiti ka kërkuar që ndërtojë një mekanizëm, pavarësisht se kush do të jetë ministër në të ardhmen dhe në këtë mënyrë çdo kush që bën gabim, ose nuk hap tender siç e parasheh ligji, atëherë do të ketë përgjegjësi penale.

Ministri Fatmir Mexhiti ka marr përsipër të rregulloj një sektor që ka probleme të vazhdueshme dhe kjo është një sfidë e veçantë. Nëse nuk këmbëngul në reforma të plota dhe të drejta, atëherë do të mbetet si një ministër që hyri e dol inga ky institucion pa bërë asgjë. Ai si mjek e di mirë se cilat janë problemet e sistemin shëndetësor, dhe nëse kjo nuk rregullohet tani, do të jetë e vështirë që dikur në të ardhmen të rregullohet!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Të ngjajshme

Të fundit